Arta Kabashi ka qenë një nga emrat më të komentuar këto ditë në media e faqet rozë.
Ajo është komentuar për jetën private pasi konfirmoi se është në një lidhje dashurie.
Më pas u tha se personi që ia ka rrëmbyer zemrën është aktori Blerim Destani, gjë të cilën e mohoi menjëherë.
E ftuar në “E diell”, ish-banorja e Big Brother është pyetur sërish për këtë.
E njëjta në program tha se është beqare dhe se lajmet që kanë qarkulluar nuk janë të vërteta.
“Nuk ka lidhje fare. E ceka edhe më herët, unë jam single. Ka qenë një lajm i rremë. E kam cekur që me Romeon nuk e kemi mentalitetin, më duhet një mashkull shumë më i pjekur se unë që të më tërheq”, u shpreh ajo.
Arta tutje tha: “Aty brenda Romeo është një ndër personat që jam kënaqur dhe e kam konsideruar shok njëmend”. /Telegrafi/