Telegrafi

Konfirmohet zyrtarisht se Herolind Shala do të mungojë deri në gjashtë javë

Është konfirmuar edhe zyrtarisht se Herolind Shala do të mungojë deri në gjashtë javë.

Klubi norvegjez Valerengas ka konfirmuar se mesfushori shqiptar nga lëndimi i pësuar do të jetë jashtë fushës për gjashtë muaj.

Lëndimi i Shalës natyrisht se është lajm i hidhur edhe për Përfaqësuesen e Kosovës, pasi do të përballet më 7 shtator me Republikën e Çekisë, ndërsa tri ditë më vonë me Anglinë.

Trajneri Bernard Challandes do të përballet me mungesa të shumta në këto dy ndeshje.

Përveç Herolindit, Kosovës do t’i mungojnë edhe Arbër Zeneli, Milot Rashica dhe Hekuran Kryeziu. /Telegrafi/