Site icon Telegrafi

Konfirmohet zyrtarisht se AMG A35, do t’i ketë rreth 300 kuajfuqi (Foto)

Modeli AMG A35 që lanohet në fund të vitit që vjen, do të ketë fuqi të konsiderueshme

Prodhuesi gjerman Mercedes, ka gjetur shumë hapësirë manovruese në këtë model të ri nga linja e prodhimit AMG dhe është duke bërë përpunime të shumta, transmeton Telegrafi. Deri më tani, ka pasur raporte të shumta lidhur me këtë veturë të madhësisë së mesme, por tani vijnë konfirmime zyrtare nga Tobias Moder, zyrtar kryesor i kësaj linje prodhimi.

“Së shpejti kemi një AMG 45, por krahas tij edhe një AMG A35 që ka rreth 300 kuajfuqi”, ka thënë shkurt Moder. Sipas tij, kjo makinë do të dallojë shumë prej kushërinjve nga AMG, megjithëse do të trashëgojë motorin me 2.0-litra, por me improvizime tjera që i rritë fuqinë e përgjithshme.

Shumica e këtyre veturave do të mbesin në tregun evropian, kurse vetëm një pjesë e tyre shkojnë në tregun amerikan. Kanadezët që kanë kursyer gjatë, mund të kenë mundësi t’i blejnë pasi të jenë lansuar. Pritet që kjo makinë të lansohet në fund të vitit që vjen, apo në fillim të 2020-ës. /Telegrafi/

Exit mobile version