Telegrafi

Konfirmohet zyrtarisht, dy shqiptarë kanë humbur jetën në Genova (Foto)

Ambasada e Shqipërisë në Itali ka konfirmuar se nga shembja e urës në Genova kanë humbur jetën edhe dy shqiptarë.

Ambasada bën të ditur se viktima nga ky aksident tragjik janë Marjus Djerri dhe Edi Bokrina.

“Ambasada po ndjek me autoritetet italiane lajmin e rëndë për humbjen tragjike të jetëve të dy të rinjve shqiptarë Marjus Djerri dhe Edi Bokrina në aksidentin tragjik në urën Morandi në Genova. Duke u shprehur ngushëllimet e sinqerta familjarëve të viktimave ambasada është në dispozicion të të afërmeve për të gjithë asistencën e nevojshme”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Shqipërisë në Itali. /Telegrafi/