Një aeroplan me lojtarë brazilianë u rrëzua në afërsi të qytetit të Medellinit të Kolumbisë.
Sipas televizionit britanik Sky Sport, e cila i referohet raportit të policisë kolumbiane, 76 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të aeroplanit.
Në këtë të fundit ishin të pranishëm futbollistët brazilianë të Chapocoenses dhe stafi që përbënte numrin prej 72 personave ndërsa edhe nëntë veta ishin prej ekuipazhit, transmeton Telegrafi.
Ekipi i Chapocoenses do të takohej të mërkurën me skuadrën kolumbiane Atletico Nacional në kuadër të finales së Kupës së Amerikës Jugore.
Ndryshe, kjo është hera e parë që skuadra braziliane po arrin në një finale të tillë që prej vitit 1973 kur u themelua si klub ndërsa dy vjet më parë u inkuadruan në ligën e parë të Brazilit. /Telegrafi/