Site icon Telegrafi

Konfirmohet, i vdekuri në aksidentin në magjistralen Prishtinë-Ferizaj është menaxheri i reperit Azet

Foto: Sefa Kaya/Instagram

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës një veturë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj është aksidentuar.

Si rrjedhojë, i vetë aksidentuari ka humbur jetën teksa mësohet se i njëjti ka qenë menaxheri i reperit të njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Gjermani, Azet.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se në automjetin e aksidentuar gjatë ditës së sotme në rrugën Prishtinë-Ferizaj, i vdekur ka mbetur një 25-vjeçar, shtetas i Zvicrës, e jo një shtetas i Maqedonisë së Veriut, siç ishte thënë më herët.

Pamje nga aksidenti i së shtunës në Magjistralen Prishtinë-Ferizaj (Foto: Telegrafi)

“Në automjetin e aksidentuar, në momentin kur ka arritë Policia ka qenë një person (ngasësi), dhe aty janë gjetur dokumente me inicialet që ne i kemi përcjell në media. Mirëpo gjatë hetimit të rastit është konstatuar se dokumentet personale të gjetura në automjet, nuk ishin të viktimës. Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj dhe me qëllim të njoftimit të drejtë, po përcjellim te ju të dhënat e viktimës që humbi jetën sot në aksident, S.K, mashkull 25 vjeç, shtetas i Zvicrës”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sefa Kaya ka ushtruar detyrën e menaxherit jo vetëm për reperin shqiptar Azet, por edhe për një numër të madh reperësh të famshëm në Gjermani. /Telegrafi/

Exit mobile version