Telegrafi

Konfirmohet: Telefonat mobil nuk shkaktojnë tumor në tru

Hulumtimi i bërë nga shkencëtarët britanik, i cili ka zgjatur më shumë se nëntë vjet nxjerr në përfundim se telefonat mobil nuk janë të dëmshëm për shëndetin e njeriut.

Në studim është konkluduar se përdorimi në rritje i telefonit mobil mes viteve 1985 dhe 2004 nuk ka pasur një ndikim të vërejtshëm në paralajmërimin e tumorit gjatë viteve 1998 dhe 2007.

Dr. Frank de Vocht, udhëheqës i kërkimit shkencor ka thënë se është pothuajse e pamundur që ne të përfshihemi në epideminë e tumorit i cili është menduar se shkaktohet edhe nga përdorimi i telefonit mobil. / Telegrafi /