Site icon Telegrafi

Konfirmohet takimi në mes Haradinajt dhe Kelmendit, a po kthehet në AAK shefi i ETC-së?

I sapodorëhequri nga PDK-ja, Ramiz Kelemendi ka pasur një takim me liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn në qytetin e Pejës.

Indeksonline ka kontaktuar me zëdhënësin e AAK-së, Muharrem Nitaj, që e ka konfirmuar takimin, duke mos dhënë ndonjë specifik për arsyen.

“Po janë takuar. Takim miqësor pa ndonjë arsye specifike”, ka thënë Niataj për Indeksonline të hënën para dite.

Më herët Kelmendi ka qenë deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, ku më pas doli në PDK.

Arsyeja pse Kelmendi hoqi dorë nga PDK-ja ishte posti i dytë në Qeveri, që kishte pretendime që përmes këtij posti ta zhvillonte ekonominë. /Indeksonline/

Exit mobile version