Telegrafi

Konfirmohet takimi mes Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias në Ohër

Shefat e diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, të enjten do të kenë takim në qytetin e Ohrit.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme njoftojnë se vizita e Nikos Kotzias është në kuadër të dialogut të dy ministrave për zgjidhjen e çështjes së emrit, si dhe për përmirësimin e marrdhënieve mes dy vendeve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ky takim mes dy ministrave do të jetë i treti në më pak se një muaj, pasi më herët Kotzias qëndroi për vizitë zyrtare në Shkup, ndërsa më pas bisedimet vijuan në Vjenë./Telegrafi/