Site icon Telegrafi

Konfirmohet tableti i ri, HTC Nexus 9

Ekzistimi i tabletit HTC Nexus 9 është konfirmuar në një dokument ligjor që është përdorur si patentë për Samsung dhe Qualcomm.
Dokumenti e konfirmon modelin e ri të tabletit Nexus 9, i cili do të krijohet nga HTC dhe do të mbështetet në procesorin NVIDIA Tegra K1.

Edhe më herët ishte thënë se HTC Nexus 9 do të vijë me ekranin prej 8.9 inç dhe 2048 x 1440 piksel, bashkë me 4GB RAM dhe opsion të zgjedhjes mes 16GB apo 32GB për memorien e brendshme.

Karakteristikat tjera të Nexus 9 përfshijnë edhe kamerën e përparme me 3MP dhe atë të pasmen me 8MP.
Tableti i ri i HTC dhe Google pritet të sjell edhe rrjetet WiFi, Bluetooth dhe NFC, bashkë edhe me Android 4.4 KitKat. (Telegrafi)
 

Exit mobile version