Telegrafi

Konfirmohet: Stresi i përditshëm shkaktar i infarktit

Ekspertët amerikanë kanë shpjeguar se në çastet e shokut befasues apo stresit intensiv, lirohen hormone të cilat lëvizin pllakën e ngjitur në arteriet e gjakut.

Më pastaj, kjo pllakë hyn në qarkullim dhe në formë të emboluseve mund të mbyllë enët e gjakut duke sjellë deri tek infarkti i zemrës.

“Infarkti i zemrës dhe i trurit shpesh ndodh menjëherë pas ndonjë ndodhie që shkakton prodhimin e shtuar të hormoneve katekolamine. Këto ndodhi më shpesh janë shoku, ngarkesa ekstreme dhe stresi i madh”, ka deklaruar profesor David Davies nga Universiteti i Binghamton.

Ndryshe, me këto sëmundje janë më të goditura vendet e zhvilluara, sidomos SHBA-të dhe Britania e Madhe. Në Evropë, me sëmundjet kardiovaskulare kryeson Finlanda. /Telegrafi/