Seriali i famshëm “Simpsonët” po rikthehen në ekran më 30 shtator, njoftoi Comic-Con në San Diego.
Autori i filmit të famshëm, Matt Groening, aktorja Tress MacNeille, regjisori David Silverman dhe skenaristi Al Jean zbuluan se çfarë fansat mund të presin nga “familja e verdhë” në sezonin e 30-të.
Pas një klipi të shkurtër, ne shohim se Homeri vendosi të hante të gjithë ushqimin në New Orleans.
Ekipi krijues shpjegoi se seria u krijua kryesisht në animacion digjital, i cili u mundësoi animatorëve të eksplorojnë zona të reja që do të shihen në skena nga qyteti i Springfield .
Kur bëhet fjalë për temën, autorët do të vazhdojnë të tallen me kulturën amerikane dhe shoqërinë, dhe në sezonin e ri do të presë shumë yje.
Gal Gadot, Patti Lupone, John Lovick, Guillermo del Toro u shfaqën në panel dhe është e qartë se këto yje me siguri do të jenë pjesë e projektit të ri. /Telegrafi/