Ministria e Financave do të procedojë në Kuvendin e Kosovës, amandementin e ligjit për faljen e borxheve edhe për 6 muaj.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se shtyrja e afatit duhet të bëhet përmes ligjit dhe jo me një vendim.
Hoti po ashtu tha se deri sot janë falur mbi 120 milionë euro borxhe, ndërsa, nga ri-programimi i borxheve, buxheti ka inkasuar mbi 50 milionë euro. “Janë mbi 120 milionë euro deri më tani që janë falur. Shuma që pritet të falet është mbi 700 milionë euro”, ka bërë të ditur ministri Hoti.
Ndryshe, sipas ligjit sot kalon afati i aplikimit për faljen e borxheve. /Telegrafi/