Duket se çifti i ndarë, Majlinda Zeka dhe Majk, janë në pritje të fëmiut të tyre.
EliteZone ka raportuar se burimet e emisionit të drejtuar nga Elita Rudi kanë zbuluar se Majk dhe tashmë ish e dashura e tij, Majlinda, kanë shkuar në dy kontrollime në spital pikërisht për këtë çështje.
Lajmi i cili bëri bujë javë më parë, thuhet se është i vërtetë.
Majlinda dhe Majk po spekulohet se janë ndarë pak pasi lidhja e tyre u bë publike.
Ata tashmë nuk e ndjekin njëri-tjetrin as në Instagram. /Telegrafi/