Site icon Telegrafi

Konfirmohet shkurorëzimi i Marc Anthony, çifti kërkon privatësi

Marc Anthony dhe Shannon De Lima kanë konfirmuar ndarjen e tyre pas dy vitesh martesë.

Këngëtari dhe modelja kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët lidhur me divorcin e tyre, transmeton Klan Kosova.

Lexo po ashtu Pas puthjes me J.Lo u nda nga gruaja – por Anthony nuk u ndal, u puth me një tjetër këngëtare (Foto/Video)

“Pas disa konsultimeve, ne kemi marrë vendim të përbashkët që t’i japim fund martesës tonë dyvjeçare”.

“Ne kërkojmë nga ju për privatësi gjatë këtij procesi të vështirë dhe nuk lejojmë komente të mëtejshme për asnjërin nga ne lidhur me jetën personale”, thuhet në deklaratën e tyre.

J. Lo dhe Anthony u puthën në skenë, pastaj u publikua lajmin për ndarjen e këngëtarit nga De Lima

Javë më parë, Anthony bëri një paraqitje në Latin Grammys duke performuar me ish-gruan e tij, Jennifer Lopez, e ata madje edhe i kanë dhënë njëri-tjetrit një puthje në skenë.

Exit mobile version