Telegrafi

Konfirmohet shkaku dhe mënyra e vdekjes së aktores Naya Rivera

(Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Aktorja e serialit “Glee”, Naya Rivera, ka vdekur si pasojë e mbytjes aksidentale. Kështu ka konfirmuar mjeku i qarkut Ventura.

Trupi i pajetë i 33-vjeçares u gjet të hënën në liqenin në afërsi të Los Angelesit, pesë ditë pas zhdukjes së saj, ndërkohë që ndodhej në pushim me djalin katërvjeçar.

Në raportin e Mjekut Ligjor thuhet se nuk ka të dhëna për abuzim me substanca dhe se droga apo alkooli nuk kanë pasur ndonjë rol në vdekjen e saj, si edhe nuk ka shenja të lëndimeve traumatike apo gjendjeve të tjera shëndetësore – transmeton The Week. Kështu, shkaku i vdekjes është mbytja në ujë, ndërsa mënyra e vdekjes është cilësuar aksidentale.

Djali i aktores i ka thënë policisë se atë ditë kishin shkuar për të notuar, ndërsa jo nuk ishte kthyer më.

Lexo po ashtu Momentet e fundit para vdekjes së Naya Rivera - aktorja kishte përdorur fuqinë e fundit për ta shpëtuar djalin e saj

Në publikimin e fundit në rrjetet sociale, Naya e kishte postuar pikërisht një fotografi me djalin e saj, Josey Hollis, me të cilin jetonte në dy vitet e fundit që nga ndarja nga babai i tij, Ryan Dorsey.

Rivera e nisi karrierën e aktrimit që në moshën katërvjeçare në serialin televiziv, “Royal Family”, për të cilin ishte nominuar si aktorja e re më ë mirë. Ndërkaq, u bë e famshme me rolin e Santana Lopez në serialin “Glee” në vitin 2012. /Telegrafi/