Arda Guler ka pësuar një lëndim të ri gjatë seancës së sotme stërvitore.
Sipas një raportimi të gazetarit spanjoll Jose Sanchez, mesfushori turk do të mungojë edhe për një muaj.
Këtu janë ndeshjet që ai ka të ngjarë t’i humbasë:
Las Palmas – 27 shtator
Girona – 30 shtator
Napoli – 3 tetor
Osasuna – 7 tetor
*Ndeshjet ndërkombëtare
Sevilla – 22 tetor
Data e përafërt e kthimit është 24 tetori. Los Blancos do të përballen me Bragën në Ligën e Kampionëve.
Për kujtesë, i riu turk nuk ka bërë ende një paraqitje të vetme për klubin që kur kompletoi kalimin e tij për 20 milionë euro nga Fenerbahce. /Telegrafi/