Paris Saint-Germain dhe Gianuligi Donnarumma tashmë kanë arritur marrëveshje për të realizuar transferimin.
Skuadra franceze po e transferon portierin italian si të lirë, pasi kontrata me Milanin i skadoi.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Donnarumma nesër (e hënë) do t’i kompletojë testet mjekësore te PSG.
Kontrata e tij do të jetë deri në vitin 2026, derisa do të ketë një pagë mbi 60 milionë euro për aq sa qëndron në Paris.
PSG po ashtu është duke pritur përgjigje nga Evertoni për Mose Kean, derisa drejtori sportiv Leonardo dëshiron ta ketë sulmuesin sërish në huazim. /Telegrafi/
Confirmed. Medicals tomorrow morning in Florence for Gianluigi Donnarumma as new Paris Saint-Germain goalkeepers, contract set to be signed until 2026. Done deal. 🔴🇮🇹 #PSG
PSG are waiting for Everton new manager to decide about Moise Kean – Leonardo wants him on loan again. https://t.co/XNZ3Jjtakz
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 20, 2021