Udhëheqësit e dy Koreve do të mbajnë këtë muaj një samit në Phenjan.
Konfirmimi nga Seuli vjen pasi lideri verikorean, Kim Jong Un, ka përsëritur se do të angazhohet për denuklearizimin e gadishullit.
Samiti, i treti me radhë midis Kimit dhe presidentit jugkorean, Moon Jae-in, do të zhvillohet nga data 18 deri më 20 shtator.
Kim është zotuar për denuklearizim qysh pas takimit historik me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në muajin qershor.
Por, marrëveshja e tyre është kritikuar për mungesë detajesh dhe shumë vëzhgues kanë thënë se Koreja e Veriut nuk po bën mjaftueshëm për të çmontuar lokacionet bërthamore dhe raketore.
Që nga viti 2016, Koreja e Veriut ka kryer tre teste bërthamore dhe ka hedhur 40 raketa balistike. /rel/