Telegrafi

Konfirmohet rinovimi i Ronaldos me Realin?

Kontrata e re e Cristiano Ronaldos me Real Madridin raportohet se është konfirmuar aksidentalisht nga shoku i tij dhe ylli i UFC, Conor McGregor.

AS raportoi më herët gajtë muajit se Ronaldo u pajtua të vazhdohet kontrata deri në vitin 2021.

Dhe McGregor i cili së fundmi u vizitua nga Ronaldo, rastësisht ka zbuluar detaje.

“Do të jetë e vështirë të arrihet Ronaldo në listën e më të pasurve në botë në sport”.

“Ai sapo ka rinovuar me Realin dhe do të shohim, ndoshta vitin tjetër mund ta arrij”, potencoi McGregor.

Mbeten konfirmime zyrtare që të vijnë nga shtabi i Realit. /Telegrafi/