Site icon Telegrafi

Konfirmohet rikthimi i Galaxy Fold nga Samsung

Ndërsa Galaxy Note 10 duket si telefoni i mençur më i kompletuar i 2019-së, dështimi më i madh i këtij viti mori një mundësi të dytë.

Shefi ekzekutiv i Samsung, Koh Dong-jin, duke folur për The Korea Herald, ka konfirmuar se Galaxy Fold do të rikthehet edhe pasi porositë për telefonin u anuluan, përcjell Telegrafi.

Ai tha se nuk do të vonohet shumë kur u pyet nëse Galaxy Fold do të ishte në duart e konsumatorëve përpara fundit të muajit maj.

I lavdëruar gjerësisht nga kompania, gjëra filluan të shkonin për keq kur modelet e para u dërguan për analistët e teknologjikë. Mirëpo, pasi mohoi problemin, Samsung vendosi të tërhiqte telefonin, ku kërkoi anulimin e disa çmontimeve të tij.

Lexo po ashtu Samsung zhgënjeu me Galaxy Fold, kompanitë nuk tregojnë planet për telefonat e palosshëm (Foto)

Këta telefon kanë tërhequr më shumë vëmendjen sesa lufta e megapikselëve dhe ekraneve me korniza që kanë filluar dy vitet e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version