Telegrafi

Konfirmohet ribashkimi i shumë pritur i “Spice Girls” (Foto)

Ato asnjëherë nuk hoqën dorë nga kohërat e mira.

Victoria Beckham konfirmon bashkimin e shumë pritur të ‘Spice Girls’, pasi që janë parë të gjitha anëtarët e grupit në një takim të përbashkët për herë të parë në gjashtë vite 43 vjeçarja ka publikuar një fotografi në Instagram së bashku me anëtarët e grupit pak pas takimit dhe ka shkruar “I dua vajzat e mia! Shume puthje!!! E ngazellyer!”

Geri Horner 45 vjeè, dhe Mel C 44 vjeç, ishin te parat të cilat arritën në takim, që u mbajt në shtëpinë e Geri Hertdfrordshire me Mel B 42 që mbërriti pas pak, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Emma Bunton, 42 vjeç dhe Victoria u kapën nga paparacët duke dalë nga shtëpia , duke i lënë fansat disa orë në pyetje se a ishin aty a jo.

Ky është një reunion që askush se mendoi se do të ndodhte.

Por pas një periudhe të gjatë të negociatave me Victorien, ajo ka pranuar se koha është për një projekt te ri. /Telegrafi/