Site icon Telegrafi

Konfirmohet rasti i parë i lisë së majmunëve në Kroaci

Në Kroaci është konfirmuar rasti i parë i lisë së majmunit, ka mësuar televizioni publik kroat.

Dyshimi për sëmundjen është konfirmuar gjatë mbrëmjes pas testimeve të kryera tek pacienti, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Ai është një burrë që ka jetuar në Itali dhe Spanjë, shkruan index.hr.

Lexo po ashtu Rasti i parë i lisë së majmunëve është regjistruar në Serbi

Pacienti ka një formë të lehtë të lisë së majmunit dhe nuk është shtruar në spital, por është në izolim në shtëpi.

Kujtojmë se javën e kaluar në Serbi është konfirmuar rasti i parë i infektimit me linë e majmunit.

Ndryshe, disa raste të dyshuara me linë e majmunit ishin raportuar edhe në Kosovë, por që pas kryerjes së testimeve nuk kanë rezultuar të infektuar. /Telegrafi/

Exit mobile version