Telegrafi

Konfirmohet rasti i parë me coronavirus në Drenas

Fatkeqësisht edhe Drenasi i është shtuar hartës së rasteve me coronavirus.

Rasti i parë në këtë komunë është shënuar në fshatin Zabel i Ulët.

Lajmin e bëri të ditur Instituti i Shëndetit Publik sonte në të dhënat e përgjithshme për situatën me coronavirus në Kosovë.

Rastet pozitive janë raste kontakti, njëmbëdhjetë (11) raste nga komuna e Suharekë (sipas vendbanimit: pesë (5) raste Krushicë e poshtme, tre (3) raste Suharekë, dy (2) raste Reshtan dhe një (1) rast Bukosh), nëntë (9) raste me vendbanim në Pjetërshticë-Shtime, dy (2) raste me vendbanim në Fushë Kosovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjakovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjilan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Zabel i ulët-Drenas, Bokshiq-Klinë, Viti dhe Topanicë-Kamenicë.

Kujtojmë që me këto raste që janë regjistruar gjatë ditës së sotme numri në total i të prekurve ka shkuar në 510, ndërsa i atyre të shëruarve ka arritur 93.

Komunat ku s’ka asnjë të prekur me koronavirus janë Dragash, Kaçanik, Istog, Rahovec, Shtërpcë, Novobërdë, Mitrovicë e jugut, Junik, Mamushë, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Kllokot. /Telegrafi/