Telegrafi

Konfirmohet qëndrimi i Brozovicit te Interi

Marcelo Brozovic (Foto: Laszlo Szirtesi/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic, me shumë gjasë do të qëndrojë në qytetin e Milanos, pasi agjenti i tij, Miroslav Bicanic, bëri të ditur se klienti i tij është i lumtur në Giuseppe Meazza.

Futbollisti kroat është duke u lidhur me një kalim te Arsenali dhe Tottenham Hotspuri, e që pas këtij konfirmimi vështirë se mund të ndodhë ndonjë lëvizje.

“Marcelo (Brozovic) duket shumë mirë dhe ndihet i rëndësishëm te skuadra e Interit. Në Milano ai ndihet si në shtëpi dhe klubi si një familje”, ka thënë Bicanic për FCInter1908.

Marcelo Brozovic (Foto by Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

“Po, por ai nuk është plotësisht i lumtur, pasi nuk ka fituar ende trofe. Kualifikimi për në Ligën e Kampionëve ishte një qëllim i klubit, por Interi meriton të fitojë trofe”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Marcelo Brozovic

“Brozovic është i bindur se ata mund të arrijnë shumë shpejtë të fitojnë trofe të mëdhenj, pasi është duke u bërë një punë e madhe nga lojtarët dhe bordi i skuadrës”, ka shtuar më tej agjenti i kroatit.

Ndryshe, 26-vjeçari deri më tani ka pasur 127 paraqitje për italianët dhe ka shënuar 15  gola në të gjitha garat. /Telegrafi/