Telegrafi

Konfirmohet që ky shtet votoi kundër Kosovës në UEFA

Krahas vendeve pro serbe, edhe Sllovakia ka dalur publikisht se ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UEFA.

Shteti i këtij vendi nuk e njeh Republikën e Kosovës, por në vitet e fundit ishin krijuar marrëdhënie të mira mes dy vendeve.

Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Sllovakisë, Juraj Çurny, ka zbuluar sot se kanë votuar kundër.

“Federata e Futbollit e Sllovakisë (SFZ) ka votuar kundër”, deklaroi Çurny për mediat sllovake, raporton GazetaOlle.com.

Kosova është pranuar me 28 vota për, ndërsa ka pasur 24 vota kundër dhe dy abstenime.