Site icon Telegrafi

Konfirmohet – po vjen video-loja Crysis 4

Crytek nuk ka zbuluar asgjë rreth video-lojës, por ka konfirmuar zyrtarisht se Crysis 4 ka hyrë në një fazë zhvillimi.

Kompania publikoi një video ngacmuese “A Crytek Announcement”, i cili zbulon Crysis 4. Kjo u pasua nga një postim në blog me më shumë detaje rreth zhvillimit të lojës.

“Ashtu është, Crysis i ri do të ekzistojë dhe aktualisht është hapat e parë të zhvillimit”, thuhet në deklaratë.

Crysis 3 i mëparshëm për PC dhe konzolla u lëshua në shkurt 2013. Ndërkohë, versionet remaster të Crysis, Crysis 2 dhe Crysis 3 për PC dhe konzolla kanë rifreskuar interesin për ekskluzivitetin dhe kanë rritur numrin e kërkesave për lojën e re Crysis.

Crysis 4 ka potencialin për të përfituar nga nëntë vjet zhvillim të CryEngine, si dhe nga hardueri i avancuar i disponueshëm aktualisht për PC-të dhe konsolat e sotme, gjë që duhet të lejojë që loja të bëjë përparime të rëndësishme në grafikë. /Telegrafi/

Exit mobile version