Telegrafi

Konfirmohet performanca speciale LIVE e Ledrit, Butës dhe Gamblemanias në DokuFest (Foto)

Edicioni i sivjetmë i DokuFestit do të jetë tejet i veçantë.

Këtë edicion ashtu si asnjëherë tjetër në “Andrra Stage” skenën e veçantë të ngritur nga festivali, do të mbahet një performancë speciale LIVE nga hip hop yjet shqiptare.

Janë artistët e kompanisë Nesër Music ata që do të performojnë më 4 gusht në DokuFest.

Lexo po ashtu Gjithçka rreth Dokufestit

Buta, Ledri Vula dhe Gamblemania me bend do të performojnë hitet më të mëdha të kohës para publikut në festivalin më të madh shqiptar.

Konfirmimin për performancën e ka bërë menaxheri i artistëve, Faton Shoshi, i cili ka shfrytëzuar një mënyrë të veçantë për të paralajmëruar performancën e artistëve të tij.

Ledri dhe Buta lansuan së fundmi projektin e tyre të ri “Mbi Re” që për 48 orë arriti mbi 1 milion klikime dhe është pëlqyer nga adhuruesit e hip hopit, që tash mund të dëgjojnë në interpretim LIVE projektin. /Telegrafi/