Edicioni i sivjetmë i DokuFestit do të jetë tejet i veçantë.
Këtë edicion ashtu si asnjëherë tjetër në “Andrra Stage” skenën e veçantë të ngritur nga festivali, do të mbahet një performancë speciale LIVE nga hip hop yjet shqiptare.
Janë artistët e kompanisë Nesër Music ata që do të performojnë më 4 gusht në DokuFest.
Buta, Ledri Vula dhe Gamblemania me bend do të performojnë hitet më të mëdha të kohës para publikut në festivalin më të madh shqiptar.
Konfirmimin për performancën e ka bërë menaxheri i artistëve, Faton Shoshi, i cili ka shfrytëzuar një mënyrë të veçantë për të paralajmëruar performancën e artistëve të tij.
Ledri dhe Buta lansuan së fundmi projektin e tyre të ri “Mbi Re” që për 48 orë arriti mbi 1 milion klikime dhe është pëlqyer nga adhuruesit e hip hopit, që tash mund të dëgjojnë në interpretim LIVE projektin. /Telegrafi/