Kryetari i komunës së Dojranit, Borçe Stamov, në profilin e tij në Facebook njoftoi se foshnja e cila dyshoheshte se ishte e infektuar me virusin Zika, tha se foshnja nuk është e prekur prej sëmundjes së këtillë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Lajm i mirë arriti sot. Familja e fëmijës nga Dojrani të lumtur, më thanë se rezultatet për Zika janë negative. Madje nuk ka as mikrocefalia. Të jetojë shëndetshëm, e lumtur dhe me hare”, – shkroi Stamov në Facebook.
Foshnja rreth tre muajsh, për shkak të madhësisë së kafkës, u paraqit dyshimi se mund të jetë e infektuar me Zika. Nëna ka qëndruar në Greqi gjatë shtatzënisë dhe është kafshuar nga mushkonja, e cila ka krijuar panik se virusi tashmë është në Maqedoni. /Telegrafi/