Site icon Telegrafi

Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit

Vetëm disa orë na ndajnë para përballjes mes Bayern Munichut dhe Real Madridit që do të luhet në kuadër të fazës gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me fillim nga ora 21:00 në ‘Allianz Arena’.

Para asaj që njihet ndryshe si ‘klasikja e futbollit evropian’, Bayerni ka marrë një goditje të rëndë, pasi njëri ndër lojtarët e tyre kryesor do të mungojë në këtë takim.

Sipas asaj që raporton mediumi gjerman BILD, mbrojtësi holandez Matthijs de Ligt definitivisht nuk do të jetë në gjendje të luajë ndaj Real Madridit.

De Ligt, i cili nuk e ka pasur fare të lehtë nën urdhrat e Thomas Tuchel, ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes së fundit të bavarezëve ndaj Eintracht Frankfurtit në Bundesliga.

Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas kalsikes evropiane: Bayern Munich 2-2 Real Madridi

Reprezentuesi holandez u pa duke çaluar pas ndeshjes dhe nuk dukej i sigurt mbi gjasat që ka për të luajtur ndaj ‘Los Blancos’.

Ka qenë madje edhe vet trajneri Tuchel i cili kishte shprehur dyshimet e tij lidhur me disponueshmërinë e ish-kapitenit të Ajaxit për këtë ndeshje.

Në vend të kësaj, raporti shton se vendin e De Ligtit në formacion do ta zë Kim Min-jae, i cili do të jetë partner me Eric Dier në zemër të mbrojtjes ndaj 14 herë fituesit të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/

Exit mobile version