Site icon Telegrafi

Konfirmohet një mungesë e madhe e Real Madridit për duelin ndaj Betisit

Real Madridi do të rikthehet në aksion në La Liga të shtunën, ku do të përballen me Real Betisin në udhëtim. 

‘Los Blancos’ do të hyjnë në këtë takim pas fitores minimale 1-0 ndaj Real Sociedadit në Kupën e Mbretit dhe do të synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive për të bërë presion tek Barcelona. 

Sidoqoftë, Real Madrid do të duhet ta bëjë këtë pa njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm siç është Federico Valverde, i cili pritet të mungojë në këtë takim. 

26-vjeçari është ballafaquar me disa shqetësime muskulore tash e sa kohë dhe ishte pushuar në dy ndeshje radhazi ndaj Gironas dhe Real Sociedadit. 

Lexo po ashtu Real Madridi mendon për Lamine Yamal dhe Nico Williams nëse Vinicius Jr dhe Rodrygo shiten

Teksa pritej që uruguaiani të ishte i gatshëm për sfidën ndaj Betisit, Carlo Ancelotti e konfirmoi se ai ende po vuan nga ky problem. 

Valverde kështu i bashkohet Dani Carvajal, Eder Militao, Dani Ceballos dhe Jesus Vallejo në listën e të lënduarve. 

Kujtojmë se po ashtu edhe Jude Bellingham nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje për shkak të suspendimit. 

Deri në vikendin e kaluar, Valverde ishte paraqitur në të gjitha 41 ndeshjet që Real Madridi i zhvilloi në të gjitha garat këtë sezon, por tani pritet të humbasë tri të tilla radhazi. 

Mesfushori madrilen pritet që të rikthehet në kohë për duelin e së martës ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/ 

Exit mobile version