Pas dyshimeve vjen edhe konfirmimi, Dario Srna pozitiv ndaj testeve anti-doping.
Mbrojtësi i Shaktar Donest pasi i është nën shtruar analizave mjekësore për përdorim të substancave të ndaluara, ka rezultuar pozitiv.
Është vetë Srna i cili e ka pohuar lajmin në lidhje me këtë cështje në faqen zyrtare të klubit. Në fillim u hodhën hije dyshime se përdorimi i substancave të ndaluara ishte përdorur para takimit në Ligën e Kampionëve mes Shaktarit dhe Napolit, në fakt janë konsumuar më herët më 22 Mars të këtij viti.
Në komunikatën e tij në faqën e klubit Srna deklaron:
“Si fillim dua tja bëj të qartë të gjithve se nuk kam qënë në dijeni se kam përdorur substanca të ndaluara. Siqoqoftë kam vendosur të mos luaj më futboll derisa cështja të sqarohet”.
“Të gjitha sukseset që kam arritur si në jetën profesionale dhe private i kam arritur fal punës time të palodhur, integirtetit dhe ndershmërisë”, shkroi Srna.
Ndaj mbrojtësit kroat do të nisë një proces gjyqësorë nga ku do të vendoset se cfarë masash do të merren ndaj tij.
Srna rrezikon të paktën 4 vite përjashtim nga futbolli.