Telegrafi

Konfirmohet nga prokuroria e shtetit, ndeshja e Ballkanit në grupet e Ligës së Konferencës po hetohet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për ndeshjen që dyshohet se është e kurdisur mes Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit, këtë e ka konfirmuar zëdhënësja Laureta Ulaj.

Ballkani shënoi një fitore të madhe ndaj gjigantit kroat në “Fadil Vokrri”, me rezultat 2:0 në kuadër të Ligës së Konferencës, derbi që ishte zhvilluar më 5 tetor 2023.

Megjithatë, loja dyshohet se është e kurdisur dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet.

Lexo po ashtu Ballkani merr fitore historike ndaj Dinamo Zagreb, gjiganti kroat u fundosë në “Fadil Vokrri”

“E konfirmojmë se janë duke u ndërmarrë veprime hetimore nga Prokurori i Shtetit lidhur me këtë çështje”, konfirmoi Ulaj për Nacionalen.

Ballkani në atë sfidë kishte shënuar një fitore mjaft komode ndaj Dinamos, skuadër të cilën e dominoi në të gjitha aspektet për të fituar në fund me rezultat 2:0.

Lexo po ashtu Mediat kroate ‘çmenden’ për humbjen e Dinamo Zagrebit: E quajnë turp të rëndë

Sidoqoftë, kampionit të Kosovës nuk është që i eci mbarë në ndeshjet e mbetura, sidomos në atë kthyese në Kroaci, ku pësoi humbje me rezultat 3:0.