Partia Demokratike e Kosovës do ta kandidojë Lirak Çelajn për kryetar të Komunës së Prishtinës.
Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
“Po, kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës është z. Çelaj”, ka thënë Krasniqi, për Gazetën Express.
Ndërkohë në garë për të parin e komunës së Prishtinës do të jenë nga LDK, Arban Abrashi, kurse Lëvizja Vetëvendosje ka rikandiduar Shpend Ahmetin.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 22 tetor.