Site icon Telegrafi

Konfirmohet nga FFK: Nuk ka më barazh, katër klube bien nga Superliga – tri ekipe në Evropë

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka konfirmuar ndryshimet e reja në Superligën e Kosovës për edicionin e ri 2019/20.

Sezoni 2019/20 në Superligën e Kosovës pritet të jetë më interesanti deri më tani, pasi FFK ka vendosur t’i konfirmojë ndryshimet e shumëpërfolura.

Në sezonin e ri të Superligës nuk do të ketë më barazh për largim apo mbetje në elitë, ndërsa nga kategoria do të bien direkt katër skuadra.

Lexo po ashtu FFK zbulon emrat e gjyqtarëve të javës hapëse të Superligës së Kosovës

Nga Liga e parë do të inkuadrohet dy skuadra dhe sezoni i ardhshëm 2020/21 do të zhvillohet me 10 ekipe.

Përveç kësaj, FFK ka njoftuar se në garat evropiane këtë vit do të shkojnë tri klube nga Kosova.

Lexo po ashtu Eroll Salihu para fillimit të sezonit ri: Ekipet të luajnë futboll dhe të mos bëjnë politikë

Kampioni i Kosovës do të dalë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ndërsa nën-kampioni dhe fituesi i Kupës do të luajnë në Ligën e Evropës.

FFK gjithashtu i ka uruar klubet për sezonin e ri, ndërsa i ka bërë thirrje për futboll të ndershëm dhe me përgjegjësi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version