Site icon Telegrafi

Konfirmohet nga autoritetet, derrat e egër në Malin Sharr nuk janë të infektuar nga murtaja afrikane

Foto: Ilustrim

Pas muajsh të përpjekjeve intensive për të identifikuar dhe parandaluar përhapjen e sëmundjes së murtajës afrikane te derrat e egër në Parkun Kombëtar “Mali Sharr”, autoritetet kanë konfirmuar se nuk është regjistruar asnjë rast i sëmundjes në territorin e tyre.

“Për sëmundjen që po flitet në opinion, të gjitha ato analiza që kemi bërë që nga fillimi i nëntorit, të 13 rezultatet që janë marrë nga pushkatimi i 13 derrave të egër kanë rezultuar negative. Nga institucioni ynë nuk është konstatuar murtaja e derrave. Ne kontrollojmë rregullisht terrenin me shërbimin e rojtarit dhe nuk kemi regjistruar asnjë derr të ngordhur në terren në të cilin është konstatuar sëmundja. Pas rekomandimeve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë morëm masa dhe punësuam mbi 1500 gjuetarë. U përcaktuan kushte të veçanta, kaluan më shumë se 2 muaj. Janë kryer 57 ditë gjuetie dhe është përcaktuar sjellje korrekte, për të mos gjuajtur pa nevojë, dhe janë qëlluar 13 derra dhe të gjithë kanë rezultuar negativë, d.m.th. në asnjë derr nuk është konstatuar murtaja e derrit”, tha Anela Panajotova nga parkun nacional “Mali Sharr”.

Ky njoftim vjen pasi Agjencia për Ushqim dhe Mjekësi Veterinare para një muaji ka njoftuar për konfirmimin e sëmundjes te popullata e egër e derrave në një vendgjueti për gjahun e madh në fshatin Vejcë, Komuna e Tetovës. Megjithatë, Parku Kombëtar “Mali Sharr” kërkon rishikimin e këtij informacioni, duke u bazuar në rezultatet negative të analizave të tyre. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Murtaja afrikane ka prekur derrat e egër në Malin Sharr
Exit mobile version