Është konfirmuar se nëntë persona kanë mbetur të vdekur nga rrëzimi i helikopterit, aty ku ishte edhe Kobe Bryant.
Legjenda e basketbollit ishte duke shkuar me vajzën e tij Gianna Mari për ta shikuar një ndeshje basketbolli në momentin që ishte rrëzuar helikopteri.
Fillimisht u raportua se pesë persona kanë humbur jetën në atë aksident tragjik, por tani është konfirmuar se nëntë persona kanë qenë në helikopter.
Sherifi i rrethinës së Los Angelosit ka konfirmuar se nëntë persona kanë mbetur të vdekur në rrëzimin e helikopterit, 45 kilometra larg zonës kryesore të qytetit.
Askush nuk mund të besonte se legjenda e basketbollit ishte i përfshirë në këtë aksident, por e gjitha u konfirmuar nga autoritetet amerikane. /Telegrafi/