Telegrafi

Konfirmohet ndihma për Irlandën

Irlandezët kanë kohë deri më 2015, që ta ulin sërish deficitin e tyre shtetëror rekord prej 32 për qind nën kufirin e lejuar prej tre për qind.

Buxheti i kursimit rigoroz i qeverisë në Dublin për 2011 kaloi pengesën e parë në parlament. Me anë të shkurtimeve, para së gjithash te mbështetja sociale, dhe në shërbimin publik do të kursehen gjashtë miliardë euro. /Telegrafi/