Telegrafi

Konfirmohet mungesa e Florentino Perez në El Clasico – Marrëdhënia mes dy klubeve e tensionuar

Florentino Perez ka refuzuar mundësinë për të marrë pjesë në përballjen e skuadrës së tij me Barcelonën këtë fundjavë.

Perez ishte paraparë të ishte prezent në stadiumin për ndeshjen e së shtunës, por një sërë ngjarjesh të fundit kanë bërë që ai të vendosë kundër udhëtimit në Kataloni.

Hierarkia e Real Madridit thuhet se është e zemëruar me një postim në rrjetet sociale të bërë nga një figurë në hierarkinë e Barcelonës që u përpoq të diskreditonte racizmin e drejtuar ndaj Vinicius Jr.

Ata janë gjithashtu të shqetësuar për akuzat e ngritura ndaj Barcelonës në rastin Negreira.

Pas disa vitesh paqeje, tensionet janë rritur sërish mes dy klubeve më të mëdha të Spanjës. Barcelona postoi një video në platformën X vitin e kaluar që lidh klubin madrilen me diktatorin spanjoll Francisco Franco.

Carlo Ancelotti mbështeti vendimin e Perez për të mos marrë pjesë në një konferencë për shtyp para ndeshjes së së shtunës.

“Ajo që di është se vendimet që merr presidenti janë për të mirën e klubit. Çdo gjë që ai vendos është për të mirën e klubit”, u shpreh italiani.

Barcelona dhe Real Madridi do të përballen nesër (e shtunë) për herë të parë këtë sezon./Telegrafi/