Sulmuesi anësor i Juventusit, Douglas Costa deri tani i ka humbur gati 40 ndeshje shkaku i dëmtimeve që kur erdhi në klubin bardhezi në vitin 2017.
Klubi tani e ka konfirmuar se ai do të jetë jashtë për 15 deri në 20 ditë të tjera shkaku i një dëmtimi.
Ai u largua nga loja para kohe gjatë humbjes 2-1 të Bianconerëve kundër Veronës shkaku i një problemi tjetër me muskuj.
La Gazzetta dello ka nxjerr një raport me dëmtimet e tij që kur erdhi te kampionët italian dhe statistikat janë të rënda për klubin.
Costa ka humbur 39 ndeshje për Juventusin shkaku i dëmtimeve në dy vjet e gjysmë në Torino.
Në sezonin 2018-19, Costa luajti vetëm 969 minuta gjatë gjithë sezonit.
Këtë sezon, Costa ka filluar vetëm në shtatë ndeshje në të gjitha garat për shkak të dëmtimeve të ndryshme të muskujve.
Klubi ka konfirmuar që anësori ka pësuar një tendosje të kofshës së majtë, dhe pritet të rikuperohet midis 15 dhe 20 ditësh. /Telegrafi/