Telegrafi

Konfirmohet miqësorja, Kosova do të luajë ndaj Burkina Fasos në Prishtinë

Në kuadër të ndeshjeve miqësore të muajit mars, Federata e Futbollit e Kosovës ka aranzhuar ndeshje miqësore ndërmjet Kosovës e Burkina Fasos.

Takimi me Burkina Fason do të zhvillohet më 24 mars në Prishtinë.

Burkina Faso pak ditë më parë arriti deri në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe aktualisht renditet në vendin e 56-të në ranglistën e FIFA-s.

Afrikanët çmohet si një kundërshtare mjaft e fortë për Kosovën.

Kosova ka luajtur kundër Burkina Fasos miqësore edhe në mars të vitit 2018-të dhe atë takim e kishte fituar me rezultat 2-0.

Përveç se me Burkina Fason, Kosova do të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër miqësore, atë me Zvicrën që zhvillohet në Zurich me 29 mars. /Telegrafi/