Përfaqësuesja e Kosovës do të luaj ndeshje miqësore në fillim të vitit 2020.
Ka qenë Federata e Futbollit të Kosovës që ka konfirmuar lajmin për ndeshjen e radhës miqësore.
Dardanët do të takohen në një takim miqësor me Kombëtaren e Suedisë, por që kjo ndeshje nuk do të luhet në Evropë.
FFK ka konfirmuar se ndeshja do të luhet në kryeqytetin e Katarit, Doha.
Ky takim është konfirmuar se do të zhvillohet më 12 janar të vitit 2020.
Shtëpia më e madhe e futbollit kosovar ka paralajmëruar një konferencë ditën e martë (10,12,2019) për të treguar detaje të tjera rreth kësaj ndeshje miqësore.
Kjo ndeshje do t’i ndihmojë përzgjedhësit Bernard Challandes ta përgatitë ekipin para takimit më të rëndësishëm në historinë e futbollit kosovar ku në mars do të luhet gjysmëfinalja e Divizionit D ndaj Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/