Telegrafi

Konfirmohet mbështetja për KEK-un

Drejtori i Sekretariatit te Komunitetit të Energjisë me seli në Vjenë, Janez Kopac, vizitoi KEK-un. Me ketë rast ai vizitoi Termocentralin “Kosova A” dhe Termocentralin “Kosova B”. Gjatë kësaj vizite, mysafiri u prit dhe u shoqërua nga Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj.

Udhëheqësi i Komunitetit të Energjisë, u njoftua nga Gjukaj me gjendjen, rezultatet e arritura dhe proceset nëpër të cilat po kalon KEK-u.

“Ne mbesim të përkushtuar në punën tonë dhe në ngritjen e nivelit të prodhimit stabil dhe të sigurt. Përkundër gjitha sfidave, punët rreth remontit te njësive në Termocentralin “Kosova A” tashme janë duke përfunduar. Me fillim të prodhimit të njësisë A4, prodhimi vendor i energjisë do të jetë sipas planit dhe bilancit të aprovuar. Përndryshe, siguria dhe besueshmëria e prodhimit do të rritet në fillim të muajit mars, kur njësia A5 do të jetë e gatshme për punë me kapacitet të plotë”, tha Drejtori Arben Gjukaj.

Drejtori i Sekretariatit te Komunitetit të Energjisë me seli në Vjenë, Janez Kopac, u informua po ashtu se në vitin 2013 në gjeneratorët e dy termocentraleve janë prodhuar 6.25 milionë megavat/orë energji elektrike, apo rreth 600 mijë megavat/orë më tepër se në vitin 1988 kur ishte arritur prodhimi më i madh para luftë. Ne Divizionin e Prodhimit te Qymyrit, stabilizimi i furnizimit ka ndikuar qe ne depot e termocentraleve te ketë rezerva të vazhdueshme për disa jave, derisa janë te zbuluara dhe te gatshme për shfrytëzim rreth 13 milionë ton qymyr.

Ai u informua edhe në lidhje me investimet të bëra në projektet ambientale të finalizuar vitin e kaluar siç është ndërrimi i elektro-filtrave të njësive të Termocentralit “Kosova A”, transporti hidraulik i hirit, rehabilitimi kodrave te hirit dhe eliminimin materieve te rrezikshme.

Gjukaj e falënderoi Komunitetit e Energjisë për përkrahje të vazhdueshme të dhënë gjatë viteve të kaluara e cila po vazhdon edhe me tej për KEK-un dhe Sektorin e Energjisë.

Ne këtë rast, Kopac u shpreh mjaftë i kënaqur rreth asaj që pa dhe punën e cila po bëhet duke cekur se përkundër shume vështirësive me të cilat ballafaqohet KEK-u, rezultatet nuk mungojnë. Ai njëherësh përgëzoi menaxhmentin veçanërisht për përkushtimin rreth prodhimit stabil dhe sigurisë energjetike, që është bazë për zhvillimin ekonomik të vendit. /Telegrafi/