Telegrafi

Konfirmohet madhësia e ekranit të Galaxy S7 dhe S7 Edge

Por tani detaje të reja për këto modele të telefonave janë shfaqur në Zauba, një faqe interneti që gjurmon importet dhe eksportet e Indisë.

Siç mund ta dini tashmë, SM-G930R4 dhe SM-G935R4 janë përfolur si modelet e telefonave të koduar për Galaxy S7 dhe S7 Edge, respektivisht.

Dhe renditja e tyre në Zauba tregon se Galaxy S7 do të vijë me ekranin me diagonalen prej 5.1-inç, ndërsa versioni i telefonit me ekranin e lakuar vjen me madhësinë prej 5.5-inç.

Para disa ditësh, Galaxy S7 (varianti me procesorin e Exynos) është shfaqur në Antutu, me ekranin në 5.1" në QHD. (Telegrafi)