Florian Marku tashmë ka mësuar kundërshtarin për të mbrojtur titullin IBF në peshën e mesme e lehtë.
Në muajin shtator, boksieri shqiptar triumfoi ndaj kundërshtarit të tij ukrainas, Maxim Prodan, në meçin që u zhvillua për plot 10 raunde në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ të Londrës.
Derisa ende është duke e shijuar këtë sukses madhor, tani Marku do të ngjitet edhe një herë në ring.
Më 20 nëntor, kampioni i IBF do të ketë punë me Jorick Luisetto, një përballje që është e vështirë për boksierin tonë.
Ky duel i zjarrtë do të zhvillohet në “SSE Arena” në Wembley, derisa shpresojmë që Marku të mbrojë titullin e tij.
Në shumë paraqitje, Marku ka bërë të ditur se më e mira e tij ende nuk ka ardhur dhe synon t’i arrijë majat në këtë kategori. /Telegrafi/