Telegrafi

Konfirmohet: Ludacris dhe Ciara nikoqirë të ‘Billboard Music Awards’

Reperi i njohur amerikan, Ludacris, do të jetë nikoqir i evenimentit ‘Billboard Mucis Awards’ për të tretin vit me radhë, ndërsa këtë vit atij do t’i bashkëngjitet këngëtarja e njohur amerikane, Ciara.

Në këtë ngjarje vjetore, e cila do të mbahet muajin e ardhshëm në Las Vegas, do të nderohen më të mirët në muzikën amerikane.

“Është nder që të jem nikoqir i ‘Billboard Music Awards’ për vitin e tretë me radhë dhe një kënaqësi që të jem së bashku nikoqir me shoqen time të mirë Ciara”, ka thënë Ludacris për Billboard, transmeton Koha.net.

“Me padurim jam duke pritur për këtë ngjarje e cila do të mbahet në një vend shumë emocionues”, ka shtuar ai.

“Billboard Music Awards është njëra nga ngjarjet më të mira e cila nderon sukseset në një tabelë. Unë dhe miku im më i mirë, Ludacris, gjithashtu kemi ndarë këngët së bashku në tabelën e Billboardit”, ka thënë Ciara.

‘Billboard Music Awards 2016’ do të mbahet më 22 maj në T-Mobile Arena, në Las Vegas.