Telegrafi

Konfirmohet lidhja e konsumit të duhanit me kancerin e gjirit

Rrezikun më të madh nga sëmundja e kanë pasur femrat, që kanë filluar të konsumojnë duhanin në rini, zbulojnë informatat e mbledhura të rreth 73 mijë të anketuarave të moshave prej 50 deri në 74-vjeçare.

Duke u varur nga koha kur kanë filluar me konsumim të duhanit, ato femra kanë pasur prej 24 deri në 61 për qind gjasa që të sëmuren nga kanceri i gjirit.

Në krahasim me femrat, që nuk kanë konsumuar ndonjëherë duhan, rreziku nga sëmundja prej kancerit të gjirit te të anketuarat, që e kanë lënë duhanin, ka qenë i rritur për 13 për qind. /Telegrafi/