Marc Bartra është lojtari i lënduar pas shpërthimit në afërsi të autobusit të Borussia Dortmundit.
Pas spekulimit të mediave, klubi gjerman tashmë ka konfirmuar se lojtari spanjoll ishte personi i lënduar gjatë incidentit.
Mbrojtësi aktualisht ndodhet në spital dhe nuk ka informata zyrtare për gjendjen e tij, pos që mediat kanë raportuar se është jashtë rrezikut për jetë.
Theksojmë se ndeshja ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Monacos është shtyrë për të mërkurën pas një shpërthimi që ndodhi në afërsi të autobusit të skuadrës gjermane, me ç’rast i lënduar mbeti një person që tashmë është publikuar identiteti i tij – ai është mbrojtësi i BVB, Marc Bartra. /Telegrafi/