Telegrafi

Konfirmohet largimi i Sturaros nga Juventus

Torino 2017 01 08 Juventus vs Bolgna serie A TIM 2016-2017 Giuliano Marchisciano/One+Nine nella foto: stefano sturaro

Stefano Sturaro do të largohet nga Juventusi dhe ky lajm tani është konfirmuar.

Ka qenë agjenti i reprezentuesit italian që ka konfirmuar largimin e lojtarit.

Pas transferimit të Blaise Matuidit, hapësirat për Sturaron janë bërë edhe më të vogla.

“Ka disa klube italiane por edhe angleze që e duan Sturaron. Lojtari do të largohet nga Juventus por ende nuk ka vendosur për skuadrën e re”, ka deklaruar agjenti i lojtarit.

Cryatal Palace dhe Southampton janë dy skuadrat angleze që e duan Sturaron.

Ndërkohë në Serie A për 24-vjeçarin janë në garë Lazio, Fiorentina, Atalanta dhe Genoa. /Telegrafi/